Ilaçi popullor kundër baktereve në lukth dhe jo vetëm

  • 30 June 2016 - 14:33
Ilaçi popullor kundër baktereve në lukth dhe jo vetëm

Fiku në vajin e ullirit janë ilaçi më i mirë për bakteret në lukth, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në një kavanoz të pastër hidhni fikun e thatë, e më pas derdhni sipër vajin e parafinuar të ullirit. Fikun mund ta ndani në katër pjesë që sa më mirë të lëshojnë vetitë e tyre shëruese në vajin e ullirit. Një masë e përzier si kjo duhet të qëndrojë së paku për dyzet ditë, e më pas mund ta përdorni. E merrni çdo mëngjes në lukth të zbrazët nga një fik. Do të ishte mirë sikur të mund të merrni dhe nga një lugë vaj ulliri, aty ku qëndron fiku.

Në mënyrë që shërimi të jetë sa më efikas, ushqimin duhet ta koordinoni me shërimin. Hani ushqim të lehtë pa shumë erëza, sidomos pikante. Mos hani ushqime të tharta, sidomos prodhime të mishit të thatë. Ushqimin ta përgatisni në vaj ulliri. Hani ushqime të freskëta. Përvojat tregojnë se kombinimi i fikut me vaj ulliri shërojnë sterilitetin, hemorroidet, kapsllëkun, bronkitisin, astmën. 

(Kosova Sot)