Kërpudhat si ilaç

  • 30 June 2016 - 19:17
Kërpudhat si ilaç

Gjetja e antibiotikut ka ndryshuar rrjedhën e mjekësisë, e për të gjitha këto më meritore janë kërpudhat. Roli i kërpudhave në mjekësi ka marrë edhe vulën në shërimin kancerit. Kërpudha "kordiceps" nuk ka efekte të dëmshme anësore për njerëzit dhe për industrinë farmaceutike. Mjeku Mark Gilcrist, nga Londra ka thënë: "Antibiotikët janë shumë të rëndësishëm në luftën kundër infeksioneve, transmeton gazeta Kosova Sot.

Deri 30 për qind e pacientëve në spital mund të jenë në antibiotikë në secilin moment dhe përdoren për shërimin e sëmundjeve - nga inflamacionet e mushkërive, deri te infeksionet më të thjeshta të lëkurës si dhe për parandalimin e infeksioneve të plagëve pas operacioneve". Roli i kërpudhave në mjekësinë moderne tashmë sa vjen e vërtetohet, sidomos në shërimin e kancerit. Kërpudha "Cordyceps sinensis" është e pranishme në mjekësinë kineze. Për fat të mirë nuk ka pasoja negative te njerëzit dhe as efekte të dëmshme anësore, përkundrazi është bazë për shumë ilaçe të shumë kompanive farmaceutike. Mjekja Conernelia de Mur, në Britani, përdor këtë lloj të kërpudhës në tretmanin më bashkëkohor për shërimin e kancerit. 

(Kosova Sot)