Vaji i trumzës, shpëtim për dhimbjet menstruale

  • 30 June 2016 - 22:43
Vaji i trumzës, shpëtim për dhimbjet menstruale

Trumza, sipas hulumtimeve, është më shumë se erëz për ushqime. Është vërtetuar se ndikon mirë kundër dhimbjeve gjatë ciklit menstrual, madje më mirë se ibuprofeni. Ekspertët kanë bërë një studim ku kanë marrë pjesë 84 femra, që kishin menstruacione me dhimbje, të moshës midis 18 dhe 24 vjeçe. Pos ngërçeve me dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut, simptomat shfaqen edhe me dhimbje në shpinë, të vjella dhe mundime, dhimbje të kokës dhe marramendje, transmeton gazeta Kosova Sot.

Për këtë studim, femrat ishin ndarë në tre grupe: njërit i ishin dhënë 200 miligramë ibuprofen dhe 25 pika të vajit eterik. Grupit tjetër i ishte dhënë 25 pika vaj eterik të trumzës dhe kapsula placebo. Grupi i tretë kishte marrë vetëm placebo. Secila prej tyre terapinë e kishte filluar në ditën e parë të ciklit menstrual dhe dozën e re e kishte marrë çdo gjashtë orë, e janë përcjellë gjatë dy cikleve. Rezultatet thonë se te cikli i parë më efektiv ishte ibuprofeni, por ndikimi i tij në ciklin e dytë kishte rënë, derisa efekti i vajit të trumzës ishte shtuar. Kjo do të thotë se vaji i trumzës shëron shkasin e problemit dhe ndikimi i saj është afatgjatë. 

(Kosova Sot)