Humbni shpejt dhe shëndetshëm në peshë me tranguj!

  • 30 June 2016 - 22:46
Humbni shpejt dhe shëndetshëm në peshë me tranguj!

Në sezonin e trangujve, që tashmë ka filluar, nuk ka zgjidhje më të lehtë dhe me të mençur se me kilogramët shtesë të ballafaqoheni me ndihmën e kësaj perime.

Gjatë dietës mund të pini kafe pa sheqer, çaj dhe sa më shumë ujë, e pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat t'i harroni, transmeton gazeta Kosova Sot.

MENYJA PËR SHTATË DITË

DITA E PARË

Kafjalli: një pjesë bukë thekre dhe dy tranguj; Dreka: supë me perime të freskëta (tranguj, rrepkë, karota, selino, domate) dhe një mollë; Darka: sallatë me tranguj.

DITA E DYTË

Kafjalli: një pjesë bukë thekre, një trangull; Dreka: 50 g mish gjedhi të zier dhe sallatë me tranguj dhe rrepkë; Darka: sallatë me tranguj.

DITA E TRETË

Kafjalli: një pjesë bukë thekre dhe dy tranguj; Dreka: peshk të zier me oriz dhe një trangull; Darka: sallatë me tranguj.

DITA E KATËRT

Kafjalli: një pjesë bukë thekre, një trangull. Dreka: oriz të zier, tranguj dhe pak djathë. Darka: sallatë me tranguj.

DITA E PESTË

Kafjalli: një pjesë bukë thekre, dy tranguj; Dreka: sallatë me perime të freskëta; Darka: sallatë me tranguj dhe 20 g djathë të fortë.

DITA E GJASHTË

Kafjalli: një pjesë bukë thekre, një trangull; Dreka: supë me perime të freskëta (tranguj, rrepkë, karota) dhe një vezë të zier; Darka: sallatë me tranguj.

DITA E SHTATË

Kafjalli: një pjesë bukë thekre, dy tranguj; Dreka: supë me perime të freskëta dhe një mollë; Darka: sallatë me tranguj.

VARIANTI TJETËR

Kjo dietë është e thjeshtë, sepse ekzistojnë vetëm pak ushqime e që gjithmonë i kemi pranë dhe nuk mund ta ngarkoni veten nëse nuk do t'i gjeni për t'i blerë. Përparësia është se nuk është e shtrenjtë. 

Kafjalli: dy vezë të ziera dhe një enë sallatë me tranguj;

Zamra: mollë ose ndonjë pemë sezonale deri 200 gramë; 

Dreka: bukë të thekur integrale dhe një enë sallatë me tranguj;

Zamra: "shake" me tranguj;

Darka: pemë sipas dëshirës, deri 300 gramë. Të nesërmen gjithçka nga fillimi dhe kështu për shtatë ditë rresht. Nëse i përmbaheni planit, do të humbni 3-4 kilogramë.