Këtë bimë e keni në kopsht, dhe nuk keni ide sa e shëndetshme është

  • 02 July 2016 - 08:22
Këtë bimë e keni në kopsht, dhe nuk keni ide sa e shëndetshme është

Në bazë të disa studimeve, rozmarina parandalon plakjen dhe vepron si antioksidues i fortë. Mund ta përdorni për shërimin e dhimbjeve të kokës, për përmirësim të kujtesës, por edhe për stimulimin e rritjes së flokut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndikon mirë edhe në sistemin e tretjes dhe njerëzit e përdorin për shërimin kapsllëkut, ngërçeve në stomak. Shkencëtarët kanë vërtetuar se rozmarina stimulon sekretimin e vrerit. Element kyç në tretjen e yndyrave. Ndikon edhe kundër infeksioneve të veshit, hundës, fytit.

Pos kësaj, shëron edhe lodhjen dhe ofron lehtësim prej lodhjeve në muskuj, reumatizmit dhe nervit shiatik. Ekstraktet e rozmarinës përmirësojnë qarkullimin e gjakut, parandalojnë humbjen e flokut dhe parandalon krijimin e zbokthit. 

(Kosova Sot)