Pema, e cila forcon trurin, pastron gjakun dhe përmirëson shikimin

  • 13 July 2016 - 09:00
Pema, e cila forcon trurin, pastron gjakun dhe përmirëson shikimin

Juglans tigra, apo arra e zezë lindore, përdoret në shumë mënyra, më së shpeshti si shtesë në torte, sallata, brumra, apo edhe për përgatitjen e melhemeve të ndryshme. Por, gjethet e reja, lëvozhgat dhe frutat e papjekura ndihmojnë po ashtu te shumë sëmundje, ku më së miri është që të mblidhen në fillim të majit,raporton Gazeta Kosova Sot

Ato janë pastrues të gjakut, e janë të dobishme edhe për shërimin e sëmundjeve të mushkërive, për forcimin e trurit dhe të muskujve, si dhe për përmirësimin e shikimit. Si kompresa përdoren kundër plagëve të infektuara dhe te ekzema.

Si vaj janë të dobishme për flokë, e mbrojnë edhe nga djegiet e shkaktuara nga dielli. Çaji nga gjethet e reja e pastron organizmin dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Në kombinim me mjaltin, kjo arrë është shumë efikase, meqë ia siguron organizmit të gjitha vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrat dhe karbohidratet. 

(Kosova Sot)