Pija që parandalon kancerin dhe diabetin!

  • 16 July 2016 - 09:02
Pija që parandalon kancerin dhe diabetin!

Sipas një studimi të bërë tash vonë, ekziston një pije e cila zbut dhembjen dhe zgjidh edhe probleme të tjera shëndetësore

Shumë sëmundje, sikur kanceri dhe diabeti, mund të parandalohen nëse dy herë në ditë e konsumoni pijen, recetën e së cilës do t’ua sjellim në vazhdim.

Besuat apo jo, pija “magjike” nuk është asgjë tjetër, pos uji me biber. Uji me biber është ndër pijet më të mira dhe mund ta konsumoni nëse doni që të humbni në peshë, si dhe të mbroheni nga shumë sëmundje. Ajo është përdorur në Indinë e lashtë, e dihet edhe që e forcon sistemin imunitar. Ajo shëron sëmundjet, sikur që janë diabeti, e sipas disa njoftimeve, mund ta shërojë edhe kancerin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Si ta përgatitni ujin me biber?

Në një enë qitni dy filxhanë ujë. Shtoni dy lugë biber pluhur. Ujin me biber vlojeni në temperaturë mesatare. Shtoni pak kripë dhe 1-2 petale trëndafili. Kullojeni ujin dhe pijeni derisa është i nxehtë.

Ja disa nga arsyet pse ta pini këtë pije dy herë në ditë, çdo ditë

Jep energji

Uji me biber është një pije e shëndetshme, e cila preferohet sidomos gjatë verës. Kur jeni të lodhur dhe ndieni se ju mungon energjia, një gotë ujë me biber do t’ua kthejë energjinë.

Pengon kapsllëkun

Kapsllëku është problem i shpeshtë te shumë njerëz. Për ta parandaluar atë, pijeni këtë pije dy herë në ditë.

Parandalon dehidrimin

Dehidrimi mund të paraqitet për shkak të shumë problemeve të ndryshme shëndetësore. Kur organet e trupit janë të dehidruara, organizmi fillon ngadalë që ta humbë fuqinë. Dehidrimi mund të parandalohet nëse kjo pije merret një herë në mëngjes dhe një herë para se të bini në gjumë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndihmon te humbja e kileve të tepërta

Nëse doni që të humbni në peshë, atëherë zgjidhja më e mirë është uji me biber. Falë kësaj pije, organizmi juaj do të djegë më shumë kalori për një kohë më të shkurtër.

Është e mirë për eshtra

Nëse vuani nga dhembjet në eshtra, apo keni eshtra të dobët, atëherë ujin me biber duhet pirë të paktën dy herë në ditë. Kjo pije mund t’i mbrojë eshtrat.

(Kosova Sot)