Ilaç natyror kundër sëmundjes së sheqerit

  • 22 July 2016 - 08:33
Ilaç natyror kundër sëmundjes së sheqerit

Ka shumë ilaçe, si dhe insulinë, për trajtimin e sëmundjes së sheqerit, por ka edhe preparate natyrore, që janë mjaft efikase. Ne ua sjellim një të tillë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

· Rrënja e rrikës, me madhësi mesatare (rreth 20 cm i gjatë, i gjerë 2 cm);

· Një thelb hudhre;

· 2 birra (1l);

·  2 dl Uthull molle.

Përgatitja:

Lajeni rrikën disa herë. Lëreni që të qëndrojë në ujë me një filxhan uthull molle për 15-20 minuta. Mos e qëroni, por grijeni imtë, apo bluajeni. Bashkë me hudhrën e grirë imtë, vendoseni në një enë të madhe të qelqtë dhe qitjani birrën. Mbylleni kavanozin dhe lëreni që të qëndrojë 10 ditë në vend të thatë e të errët (jo në frigorifer). Më pas filloni dhe e konsumoni, gjatë dy ditëve të para dy lugë të vogla, tri herë në ditë. Më pas e merrni 1 lugë të vogël, tri herë në ditë.

(Kosova Sot)