Humbni kilet e tepërta për vetëm 3 ditë

  • 23 July 2016 - 08:41
Humbni kilet e tepërta për vetëm 3 ditë

Nëse doni që kilet tuaja të tepërta t’i humbni sa më shpejt, atëherë për ju është dieta e sallatave, transmeton gaztea Kosova Sot Online.

Dita e parë. – Karotat. – Gjatë ditës së parë të kësaj diete duhet ngrënë vetëm karota, në forma të ndryshme (të fërguara, të ziera në avull, apo të freskëta). Për përmirësim të shijes mund të shtoni lëng limoni dhe vaj ulliri, por jo piper, majonezë, kripë, apo ajkë. Për një ditë mund të hani deri në 1,5 kg karota, të ndara në doza të vogla.

Dita e dytë. – Sallata e gjelbër. – Përzieni lloje të ndryshme të sallatës tuaj të preferuar të gjelbër, me arra, apo arra indiane dhe hani gjatë ditës në sasi të pacaktuar. Sallatës mund t’i shtoni vaj ulliri. Hani 6-7 shujta në ditë.

Dita e tretë. – Sallata nga panxhari. – Opsioni më i mirë është panxhari i zier. Mos shtoni kripë, apo mëlmesa të tjera. Panxhari ua pastron zorrët, lukthin, lëkurën dhe flokët, si dhe ju mbron nga gastriti.

(Kosova Sot)