Humbni peshë me grejpfrut

  • 23 July 2016 - 14:37
Humbni peshë me grejpfrut

Grejpfruti është një pemë që ka kualitete të mrekullueshme për shëndetin e njeriut

Grejpfruti është një pemë që përmban sasi të mëdha të vitaminave, gjë që e bën atë një pemë të mrekullueshme për dietën tuaj. Për më tepër, nëse doni që të humbni peshë, duke ngrënë grejpfrut, duhet ta dini se kjo pemë posedon mekanizmin për bllokimin e enzimave të përfshirë në akumulimin e dhjamit: duke e djegur dhe eliminuar atë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Edhe nëse e hani vetëm një grejpfrut në ditë, përfitimet e organizmit tuaj do të jenë të mëdha. Jo vetëm që ju mbron nga ftohja, por kjo pemë po ashtu ua përmirëson qarkullimin, parandalon lloje të caktuara të kancerit dhe, sikur që thamë, ua shkrin dhjamin e tepërt.

Vetitë e grejpfrutit

-Është burim esencial i vitaminave B1, B2, B3, B5, B6 dhe E.

-Forcon enët e gjakut.

-Përmirëson venat e zgjeruara.

-Është e pasur me vitaminë C, betakarotinë dhe bioflavonoide.

-E ul kolesterolin.

-Ka veti antihemorragjike.

-Zbut inflamacionin e prostatës.

-Stimulon krijimin e rruazave të bardha të gjakut.

-Eliminon parazitët e zorrëve

-Rregullon shtypjen e gjakut.

Shembull i dietës me grejpfrut

Dita e parë

-Kafjalli: Gjysmë grejpfruti, kafe apo çaj pa sheqer.

-Dreka: Lëng grejpfruti, 1 vezë e zier, sallatë e gjelbër, domate, sallatë me kastravecë. Përdorni lëng limoni për ta shtuar në sallatë. Bukë të thekur nga mielli integral dhe një grishë ananas si desert.

-Darka: Gjysmë grejpfruti, sallatë e gjelbër me uthull molle. 150 g gjoks të gjeldetit, të pjekur në skarë.

Dita e dytë

Kafjalli: Gjysmë grejpfruti dhe çaj kamomili.

Dreka: Një gotë lëng grejpfruti. Sallatë të spinaqit me arra. Oriz i bardhë i zier me pak vaj ulliri. Disa grisha papaja për desert.

Darka: Një gotë lëng grejpfruti. 150 g salmon të zier. Sallatë domatesh, një grishë ananas.

Dita e tretë

Kafjalli: Gjysmë grejpfruti, kafe apo çaj pa sheqer.

Dreka: Një gotë lëng grejpfruti. Patëllxhanë të zier me pak vaj ulliri, një mollë, bukë integrale.

Darka: Një gotë lëng grejpfruti. Sallatë e gjelbër, spinaq, arra dhe sallatë me gjoks gjeldeti, ku mund të shtoni lëng limoni. Lëng papaje.

Gjatë kësaj diete duhen pirë të paktën 2 litra ujë në ditë. Grejpfruti e rrit sasinë dhe shpeshtësinë e urinimit, prandaj duhet ta hidratoni organizmin tuaj. Nëse ju kap uria midis shujtave, hajeni një mollë. Mund ta mbani dy herë në muaj, jo më shpesh. 

(Kosova Sot)