A mund të jenë boronicat bazë për përfitimin e antibiotikëve të rinj?

  • 23 July 2016 - 19:31
A mund të jenë boronicat bazë për përfitimin e antibiotikëve të rinj?

P ërbërësit e lëngut të boronicës së kuqe mund të shërbejnë si bazë për përfitimin e antibiotikëve të rinj, pasi shkencëtarët kanë zbuluar se ata përbërës mund të bllokojnë infeksionet bakteriale. Kërkimet e reja shkencore tregojnë se boronicat e kuqe mund ta ofrojnë një fushë krejt të re të përfitimit të ilaçeve. Është parë në fakt që, përbërësit e këtyre boronicave, flavonolet, janë të afta që ta bllokojnë aftësinë e bakterit E.coli për të shkaktuar infeksion,transmeton Kosova Sot.

Sipas të dhënave statistikore, çdo vit rreth 2 milionë amerikanë infektohen me baktere që janë rezistente ndaj antibiotikëve të tanishëm, ku rreth 23,000 sish vdesin nga këto infeksione. Kërkuesit shkencorë kanë konstatuar se flavonolet e boronicave të kuqe pengojnë ngjitjen e baktereve në zorrë, pra pengojnë vetë fillimin e procesit të infeksionit. 

(Kosova Sot)