3 super-ushqime, të cilat duhet t'i blini sapo të arrini në det

  • 24 July 2016 - 09:10
3 super-ushqime, të cilat duhet t'i blini sapo të arrini në det

Nëse keni shtëpi në det ose keni marrë një apartament me qira, me siguri do të merrni ushqim me vete. Por, këto ushqime mos i merrni, ato duhet t'i blini kur të arrini në destinacion nga prodhuesit vendorë, raporton  Gazeta Kosova Sot

1. LIMONËT Limonë vendorë është vështirë që të gjeni aty ku jetoni. Shfrytëzojeni rastin që sapo të arrini të blini limonë vendorë, të cilët do t'i përmirësojnë shijet e shumë ushqimeve të ndryshme, e sidomos peshkut të freskët të pjekur në skarë.

2. VAJI I ULLIRIT Sallatat verore do të kenë shije më të mirë nëse u qitni vaj vendor të ullirit. Shkoni në treg dhe e blini atë nga prodhuesi vendor. Ndoshta nuk do të kurseni para, por do ta keni një produkt që do ta thellojë shijen e ushqimeve,

3. VEZËT Vezët me siguri nuk do t'i merrni me vete nga frika se do të prishen, por kjo nuk do të thotë se duhet ta shmangni konsumimin e tyre në pushim. Nëse qëndroni në shtëpi ose apartament mbusheni frigoriferin me vezë të freskë- ta. Vezët e pasura me proteina janë zgjedhje logjike për kafjall të vonë ose darkë të thjeshtë.

(Kosova  Sot)