Qumështi i orizit për humbje të peshës

  • 24 July 2016 - 17:05
Qumështi i orizit për humbje të peshës

Përveç që përmban shumë pak kolesterol, qumështi i orizit është një burim i pasur me vitaminë B, magnez dhe niacinë, acid ky që ndihmon sistemin tretës të funksionojë si duhet transmeton Gazeta Kosova Sot

 

Krahasimi

Qumështi i orizit është alternativë e mirë ndaj qumështin dhe alternativave të tjera të qumështit për shkak se përmban shumë pak kalori. Vetëm një filxhan (225 ml) me qumësht orizi në përgjithësi përmban rreth 120 kalori për porcion. Derisa qumështi i orizit ka më shumë karbohidrate në krahasim me alternativat e tjera të qumështit, bëhet fjalë për karbohidrate që rrisin energjinë dhe që treten shpejt gjatë ditës. Qumështi i orizit përmban rreth 6 gramë yndyrë në 225 mililitra, ndërsa qumështi i lopës përmban rreth 22 gramë yndyrë në sasi të njëjtë. Nëse dëshironi që të humbni peshë, provoni që ta zëvendësoni qumështin e lopës me atë të orizit. Nëse e përdorni qumështin e lopës për të bërë ëmbëlsira të ndryshme, zëvendësojeni atë me qumësht të orizit. Do t'i reduktoni kaloritë pa e sakrifikuar fare shijen. 

Si të bëni qumësht nga orizi? 

Zakonisht, qumështi i orizit në industrinë ushqimore bëhet, duke e përpunuar atë dhe duke e bluar atë në një mulli. Nëse megjithatë dëshironi që të bëni vetë qumësht orizi në shtëpinë tuaj, krejt çfarë ju duhet është një blender dhe pak ujë, po me të vërtetë është kaq e thjeshtë.

Për të filluar, sigurojini përbërësit në vijim:

• 180 gramë oriz

• Gjysmë litri ujë

• Pak ekstrakt vaniljeje për ëmbëltim

• 1 blender

Procedura: E vloni ujin e më pas ia shtoni orizin de e lini që të zihet ngadalë. Pas zierjes së orizit, atë e qitni në blender dhe ia shtoni 250 mililitra ujë të vakët dhe i përzini mirë. Merreni një garzë dhe e qitni mbi një shtambë të madhe, dhe sigurojeni me llastik. E qitni përzierjen prej blenderit në shtambë duke e filtruar atë. Ia shtoni pak ekstrakt vaniljeje për shije më të mirë dhe kjo është e tëra. Tani mund ta pini qumështin tuaj nga orizi!

 (Kosova Sot)