Shëron shumë sëmundje

  • 24 July 2016 - 19:53
Shëron shumë sëmundje

Rezistencën e bimës së njohur si bari i veshit e përshkruan emri i saj latin Sempervivum, që do të thotë gjithmonë e gjallë. Edhe pse përdoret më shumë për dekor sesa për shërim, është mirë që ta dini se përveç dhimbjes së veshit, kjo bimë është ilaç i mirë për sëmundje e plagë të lëkurës, parazite të zorrëve, bronkit, ndërsa në kombinim me mjaltin shëron edhe miomat dhe cistat, si dhe gjëndrën tiroide. Bima përmban taninë, mukozë bimore, vaj, rrëshirë, malat të kalciumit, si dhe acid të mollës. Studimet moderne kanë konfirmuar se Sempervivum tectorum posedon acide shumë të vlefshme, flavonoide dhe karbohidrate, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në mjekësinë popullore përdoret për shkak të karakteristikave kundër inflamacionit dhe karakteristikave diuretike. MST/ Bari i veshit në mjaltë Kjo përzierje me sukses shëron miomat dhe cistet në mitër, por edhe problemet me gjëndrën tiroide. I bluani 750 gramë të fletëve të bimës dhe i përzini me një kilogram mjaltë. E konsumoni nga një lugë në mëngjes në lukth të zbrazët dhe gjatë ditës një deri në dy lugë.

(Kosova Sot)