Lajm i mirë për të sëmurët nga diabeti

  • 24 July 2016 - 22:47
Lajm i mirë për të sëmurët nga diabeti

Në Milano për herë të parë në Evropë është kryer transplantimi i qelizave të pankreasit, gjë që pacientit që ka pasur diabet të llojit 1, i ka mundësuar shërimin dhe e ka liruar nga varësia prej insulinës. Teknikën e ka zhvilluar Camillo Ricordi, i cili drejton Institutin për Hulumtim të Diabetit në Universitetin e Majamit. Intervenimi përfshin edhe ekipin e kirurgjisë së përgjithshme, të transplantimit, anestezionit dhe shërimit intensiv, diabetologjinë, nefrologjinë dhe terapinë e indeve, transmeton gazeta Kosova Sot.

Operacioni përbëhet nga transplantimi i pankreasit në membranën rreth organeve të barkut. Ekipi kirurgjik i vendos qelizat, pa të cilat vuajnë njerëzit nga diabeti i llojit 1. Operacioni në Milano në një pacient 40- vjeçar i ka mundësuar atij që të mos jetë më i varur nga insulina sepse, siç ka thënë personi zyrtar për medie, pacienti është mirë dhe më nuk ka nevojë që vetes t'i injektojë insulinë për ta rregulluar nivelin e glukozës në gjak. 

(Kosova Sot)