Vajrat natyrale me faktorë të lartë të mbrojtjes

  • 24 July 2016 - 22:52
Vajrat natyrale me faktorë të lartë të mbrojtjes

Mjetet natyrale për mbrojtje të lëkurës u rekomandohen veçanërisht njerëzve me lëkurë të ndjeshme, personave të ndjeshëm nga alergjitë dhe fëmijëve, transmeton gazeta Kosova Sot.

VAJI I MJEDRAVE

Vaji i farave të mjedrave ka faktorin më të lartë mbrojtës nga rrezet e diellit, që mund të arrijë prej 28 deri në 50. Mund ta përdorni të vetëm ose të përzier. Ka karakteristika të forta kundër inflamacionit dhe është i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme ndaj skuqjes, ekzemave dhe dëmtimeve. 

VAJI I LAJTHIVE

Vaji i lajthive është shtesë e popullarizuar në produktet natyrale kozmetike. Çmohet si mbrojtës nga dielli, sepse mbron na rrezet UVA dhe UVB. Absorbohet shpejt, parandalon plakjen dhe ndikimin e dëmshëm të faktorëve të jashtëm. Është i përshtatshëm për kujdes ndaj lëkurës së përzier dhe të tharë. Faktori mbrojtës i tij vlerësohet të jetë mes 10 dhe 30. 

VAJI I KAROTAVE 

Ky vaj përmirëson gjendjen e përgjithshme të lëkurës dhe i jep elasticitet. Njëkohësisht mbron nga problemet e ndryshme të lëkurës si ekzema, psoriaza, ulcerat, flluskat, e njëkohësisht parandalon edhe rrudhat dhe njollat e plakjes. Faktori mbrojtës i tij vlerësohet të jetë mes 38 dhe 40. 

VAJI I GRURIT 

Vaji i farave të grurit është burim natyral i vitaminës E, që e bën të mirë për kujdes ndaj lëkurës. I përshtatet lëkurës së tharë, e rekomandohet edhe për parandalim të shenjave të plakjes, regjenerim të thellë të lëkurës dhe për trajtim të pezmatimeve. Faktori mbrojtës i tij nga dielli vlerësohet të jetë 20. 

(Kosova Sot)