Ushqimet e përditshme që shkaktojnë ankth

  • 25 July 2016 - 10:20
Ushqimet e përditshme që shkaktojnë ankth

A e dini se, ushqimet që i konsumojmë, ndikojnë në emocionet tona? Derisa disa ushqime na bëjnë që të ndihemi mirë, të tjerat na e rrisin stresin, prandaj edhe duhen evituar. Ja disa prej tyre,raporotn Gazeta Kosova Sot

1. Kafja - Nuk themi se duhet lënë kafen tërësisht, por kur jeni nervozë dhe në depresion, atëherë dijeni se kjo mund të jetë shkaktuar nga numri i madh i kafeve të cilat i pini njërën pas tjetrës. Pra, pini kafe, por mos e teproni.

2. Lëngjet dietale me gaz dhe pijet energjike - këto pije mund ta dyfishojnë ankthin, meqë jo vetëm që përmbajnë kafeinë, por edhe ëmbëltues artificialë, sikur që është aspartami, i cili e ul nivelin e serotoninës (hormonit të lumturisë) në organizëm.

3. Mishi i tharë i lopës - mishi i terur konsiderohet ushqim i shëndetshëm dhe ai mund të jetë i tillë, nëse nuk është i mbushur me aditivë të ndryshëm. Mishi i terur, i blerë në dyqan, përmban sasi të madhe të monosodium-glutamatit, i cili e rrit stresin.

4. Alkooli dhe brumërat - karbohidratet e përpunuara, sikur që janë makaronat, buka e bardhë, ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbla, e rrisin shpejt nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar më pas edhe në rritjen e stresit. E njëjta gjë vlen edhe për alkoolin, i cili ka edhe shumë ndikime të tjera të dëmshme në organizëm. 

(Kosova Sot)