Mos e humbni hudhrën as kur qet bimë!

  • 25 July 2016 - 13:38
Mos e humbni hudhrën as kur qet bimë!

Mos e hidhni hudhrën edhe nëse ka lëshuar bimë (sytha), ende pa e përdorur. Në fakt, hudhra e tillë, pas pesë ditëve, do të ketë shumë më shumë antioksidues sesa hudhra e freskët. Deri te ky përfundim ka ardhur studimi i ri i botuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kjo shkon në favor të trendit të ri, ku gjithnjë e më shumë kompani ushqimore dhe restorante ofrojnë farat, pemët me gëzhojë, bishtajat me bimë, meqë një proces i tillë përmirëson përmbajtjen e përbërësve ushqimorë. Gjatë procesit të qitjes së sythave (bimëve), bimët prodhojnë substanca që janë efikase kundër baktereve dhe viruseve.

Pra, me apo pa sytha, hudhra mbetet një përzgjedhje e mirë. Efektet e dobishme të saj janë të mirënjohura. 

(Kosova Sot)