Ja si ta shëroni ftohjen verore

  • 25 July 2016 - 21:45
Ja si ta shëroni ftohjen verore

Në të shumtën e kohës ftohja shkaktohet nga viruset, por kjo nuk d.m.th. se ajo duhet të shërohet me ilaçe antivirale. Mjaftojnë disa metoda më të thjeshta, natyrore. 1. Vendosja e kompresave rreth qafe - lageni një peshqir me ujë të ftohtë dhe më pas mbështilleni rreth qafe. Efikase është edhe një kompresë nga qepa dhe djathi i ri. 2. Inhaloni vajra eterike - në ujin që vlon qitni vajra eterike dhe merrni frymë mbi avujt e tyre për 10 minuta, transmeton gazeta Kosova Sot.

Trumza shkatërron bakteret, eukalipti zbut sekrecionin, kurse mendra lehtëson frymëmarrjen. 3. Pini çaje bimore - më së miri do të ishte sikur të pinit çaje të ndryshme - çaji i eukaliptit zbutë sekrecionin, ai i xhenxhefilit e forcon imunitetin, çaji i kamomilit zbutë inflamacionin, kurse ai i kaçës largon irritimin. 4. Pini supë të njelmët - Para se të bini në gjumë, ju bën mirë një supë e njelmët, apo çorbë e tillë e cila ua mbyt bakteret dhe ua largon inflamacionin. 

(Kosova Sot)