Ja si mund të përfitojmë më së miri duke ngrënë bishtaja

  • 25 July 2016 - 21:57
Ja si mund të përfitojmë më së miri duke ngrënë bishtaja

Bishtajat janë ushqime të shëndetshme dhe të lira, duke na ofruar një sasi të madhe të proteinave të dobishme .

Përkundër asaj që thuhet shpesh, se bishtajat mund të çojnë deri te shtimi në peshë, apo që ta pengojnë tretjen, këtu do të flasim për të gjitha përfitimet nga konsumimi i tyre, si dhe kur rekomandohen ato, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRFITIMET NGA BISHTAJAT

• Ato kanë vlera të larta ushqyese dhe janë të pasura me karbohidrate, për çka edhe na japin aq shumë energji. • Janë ushqim i cili preferohet për humbje të shëndetshme të peshës së tepërt trupore.

• Janë të pasura me proteina, gjë që është esenciale për rritje, për atletët dhe për shtatzënat.

• Përmbajnë një sasi të madhe të fibrave, gjë që është mirë për luftimin e kapsllëkut dhe për rregullimin e nivelit të sheqerit dhe kolesterolit në organizëm.

• Kanë shumë minerale, si hekur, kalcium, fosfor, magnez, jod dhe kalium.

• Përmbajnë vitamina të grupit B, të cilat janë të dobishme për sistemin nervor. 

PËRFITIMET SEKONDARE

Bishtajat shpesh quhen "mishi i fukarenjve", meqë janë burim i lirë i proteinave kualitative. Ato me të vërtetë janë një zëvendësim kualitativ i mishit. Bile, për dallim nga mishi, ato nuk përmbajnë kolesterol dhe yndyra të ngopura. 

A MUNDEN TË GJITHË TË HANË BISHTAJA?

Njerëzit që kanë probleme me acidin urik duhet të mos e teprojnë me konsumimin e bishtajave. Për disa njerëz, bishtajat treten me vështirësi, meqë përmbajnë oligosaharide, për të cilat organizmi ynë nuk ka enzime të mjaftueshme, për t'i tretur. Ky problem mund të zgjidhet duke e rritur gradualisht sasinë e bishtajave në organizëm.

DISA NGA BISHTAJAT MË TË PREFERUARA: 

Alfalfa, fasulet shparguj, fasulet e thjeshta, fasulet e gjelbra franceze (si dhe të gjitha llojet e shumta të fasuleve), thjerrëzat, boranitë, bizelet (të llojeve të ndryshme), etj. 

JA NJË RECETË E SHIJSHME ME BISHTAJA 

Fasule të gjelbra 

PËRBËRËSIT:

{Kopër të freskët, të grirë; 250 g fasule të gjelbra; 1 kupë uthull e bardhë; 1 kupë ujë; 2 lugë çaji sheqer; 2 lugë çaji kripë; 2 lugë çaji mëlmesa; 1 thelb hudhre, i qëruar.

PËRGATITJA:

1. Përziejeni koprën dhe fasulet e gjelbra në një enë mesatare. 2. Përziejeni uthullën dhe përbërësit e tjerë në një tenxhere të vogël. Vloni dhe zieni për 1 minutë, apo sa të shkrihet kripa dhe sheqeri. Qitni përzierjen me fasule. Lëreni që të rrijë 2 orë. Kulloni, apo shërbemi me lugë kulluese.  

(Kosova Sot)