Shpëlarësi i gojës për qëllime të tjera

  • 26 July 2016 - 08:41
Shpëlarësi i gojës për qëllime të tjera

Nga shpëlarësi nuk do të thotë që të keni vetëm freski në gojë, atë mund ta përdorni edhe për qëllime të tjera,raporotn Gazeta Kosova Sot

1. Aplikojeni likuidin dental në lëkurë të irrituar dhe do të keni më pak dhimbje dhe inflamacion. Efekt të mirë ka edhe nëse keni mavijosje në lëkurë, ngjyra do të zhduket më shpejt.

2. Nëse nuk keni mjet për pastrim të qelqit, njollat në pasqyrë mund t'i pastroni me likuidin për shpëlarje të gojës.

3. Nëse sapo keni përgatitur drekën, e menjëherë pas saj e keni ndonjë takim të rëndësishëm, me të shumë lehtë mund t'i neutralizoni aromat.

4. Problemin e kërpudhave në thonj mund ta zgjidhni duke i përzier në raporte të barabarta uthullën dhe shpëlarësin e gojës. E zhytni një copë pambuk në të dhe rregullisht i trajtoni zonat e prekura.

5. Zbokthin do ta mënjanoni duke e përzier gjysmë filxhani me ujë me gjysmë filxhani me likuid për shpëlarje të gojës. Aplikojeni në lëkurë të kokës dhe ajo do të jetë e pastër.

(Kosova Sot)