Preparate për trajtim të kallove

  • 26 July 2016 - 08:43
Preparate për trajtim të kallove

Krijimi i tyre është vështirë që të parandalohet, por për fat të mirë mund të shërohen. Ja edhe si! DEODORANSI Kallot përkeqësohen nga fërkimi dhe lagështia, pra do të ishte mirë që këmbët t'i keni të thara. Në këmbë të pastra e të thara aplikoni deodorant në formë xheli në pjesët anë- sore dhe të skajshme të këmbëve para se të mbathni këpucë të reja. Ai do ta reduktojë fërkimin në të gjitha zonat problematike,raporton Gazeta Kosova Sot

ÇAJI I GJELBËR Çaji i gjelbër ka karakteristika kundër inflamacionit që shpejtojnë shërimin. E zini një çaj të fortë të gjelbër (përdorini tri qeska) dhe ia shtoni një lugë të vogël me sodë të bukës. Lëreni që të ftohet, e më pas një garzë të zhytur në çaj e qitni në kallo.

UTHULLA E MOLLËS Edhe pse djeg pak, ia vlen ta provoni, pasi që uthulla e mollës ka karakteristika kundër baktereve që parandalojnë infektimin në rastet e kallove të shpërthyer. Garzën e zhytni në uthull molle dhe lehtë e prekni me të kallon.

VAJI I RICINIT Aplikojeni në kallo para fjetjes në mënyrë që të ndihmojë që të shërohet kalloja. Për ta shpejtuar edhe më shumë shërimin, vajin e ricinit përziejeni me uthull në raport 2:1

(Kosova Sot)