Mos e hidhni këtë pjesë të shalqirit

  • 26 July 2016 - 11:17
Mos e hidhni këtë pjesë të shalqirit

Ky ushqim freskues veror përmban shumë përbërës të shëndetshëm, pjesën më të madhe të të cilit, për fat të keq, rregullisht e hedhim në bërllok. Nuk bëhet fjalë për farat, por për lëvoren, e cila, edhe pse nuk është e shijshme ka shumë vitamina dhe aminoacide të shëndetshme. Për fat të keq, lëvorja i ekspozohet më së shumti pesticideve me të cilat spërkaten perimet, e për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të. Megjithatë, nëse e kombinojmë mirë, mund të jetë një shtesë mjaft e shijshme e ushqimeve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëngu freskues nga lëvorja

E përzini lëvoren e prerë të shalqirit me lëng të limonit, portokallit, grejpfrutit dhe të ndonjë peme tjetër sipas dëshirës suaj. I shtoni edhe disa kokrra akulli dhe të gjithë përbërësit i bluani në blender. Kjo pije përmban shumë vitaminë C dhe ka një shije jashtëzakonisht freskuese. 

(Kosova Sot)