Kombinimi bombastik: Lëngu i shëndetshëm, dietal dhe i gjelbër që ripërtërin lëkurën

  • 26 July 2016 - 12:34
Kombinimi bombastik: Lëngu i shëndetshëm, dietal dhe i gjelbër që ripërtërin lëkurën

Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe sipas nevojës shtoni pak ujë. Ata, të cilët e kanë provuar këtë lëng, e quajnë si eliksir të rinisë, e krejt çfarë keni nevojë janë selino, çaji i gjelbër dhe trangujt. Ushqimet janë lehtë të disponueshme, e kombinimi i tyre është bombastik. Trangujt kanë efekt qetësues, e forca e saj i dedikohet acideve dhe vitaminave C, përderisa acidet e saj janë të rëndësishme për indin lidhës të nyjave. Kjo edhe është arsyeja pse ndikon mirë në lëkurë dhe ten, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në kombinim me ujë në mënyrë natyrale e hidraton trupin dhe ruan shkëlqimin e lëkurës. Selino është i pasur me vitaminat e kompleksit B, që inkurajon shkëmbimin e karbohidrateve në trup dhe e mban lëkurën të shëndetshme, derisa përbërësi i saj kryesor, kumarinë, parandalon ndikimin e radikaleve të lira duke e mbajtur lëkurën të shkëlqyer. Çaji i gjelbër është përplot me antioksidues, përfshirë vitaminat E dhe C, që parandalojnë procesin e plakjes së lëkurës.

Receta:

2 tranguj të freskët të qëruar

4 gjethe të selinos

2 gota çaj të gjelbër

Përgatitja:

Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe sipas nevojë shtoni ujë. Lëngun ta pini menjëherë pas përgatitjes.

(Kosova Sot)