Kjo dietë heq katër kilogramë për një javë

  • 26 July 2016 - 15:46
Kjo dietë heq katër kilogramë për një javë

Më së miri do të ishte që dieta të mbahet së paku për katër javë, por, sipas nevojës, mund të mbahet edhe më gjatë. Gjatë dietës, në javën e parë, do të duhej të humben tre deri në katër kilogramë, e më pas më së shumti dy kilogramë në javë. Ky regjim i të ushqyerit gjithashtu e ndihmon pastrimin e organizmit, ndërsa forcon lëkurën, flokët dhe thonjtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dita e parë  

Kafjalli: lëng nga mandarina ose portokalli ose një mollë dhe dardhë.

Dreka: Bukë të zezë me një lugë të vogël me majonezë, domate, sallatë të gjelbër, fara gruri, qepë dhe tranguj turshi.  

Darka: E ngrohni pak vaj, një lugë të vogël me mjaltë, një filxhan ujë, një lugë me supë, një thelb hudhre dhe një lugë me sos soje. Shtoni kungulleshë të prerë, karotë, pak lakër të freskët dhe 100 gramë makarona. Të gjitha i zini në temperaturë të ulët për pesë minuta.

Dita e dytë

Kafjalli: lëng portokalli dhe karota.

Dreka: E zini një lulelakër dhe e ndrydhni e më pas ia qitni një lugë të vogël me lëng limoni, pak kripë deti, rigon dhe dy lugë majonezë. Këtë e përdorni për ta lyer bukën e zezë, e mbi të qitni domate dhe fara gruri.

Darka: E fërgoni gjysmë qepe në gjysmë luge të vogël me vaj. I qitni erëza bimësh dhe një kokërr supe të pulës. Pastaj ia qitni një filxhan me ujë dhe pak misër.

Dita e tretë

Kafjalli: lëng të freskët nga portokalli ose kumbulla

Dreka: Një pjesë buke misri e lyer me majonezë, mustardë ose gjalpë e mbuluar me perime të freskëta si trangulli e karota dhe erëzat.

Darka: E ngrohni një lugë me gjalpë, ia qitni pak erëza, lëng limoni, kripë dhe një qepë. Në të e qitni një peshk prej 125 gramësh pa dhjamë dhe e fërgoni për tetë minuta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dita e katërt

Kafjalli: Lëng të freskët molle ose një mollë e grirë me kanellë.

Dreka: Një patate e vogël me pak gjalpë dhe erëza bimësh dhe sallatë të gjelbër.

Darka: E fërgoni një qepë, pak selino dhe një karotë në një lugë me gjalpë. I shtoni 125 gramë bizele dhe spinaq, kungulleshë, pak lakër dhe një filxhan me ujë. E zini për 10 minuta. Me të e hani edhe një pjesë të bukës së thekur.

Dita e pestë

Kafjalli: Lëng nga ananasi ose grejpfruti ose një sallatë pemësh me banane, dredhëza dhe kivi.

Dreka: I përzini dy filxhanë me sallatë të prerë jeshile, një filxhan me domate, një filxhan me lakër të gjelbër, një filxhan me misër, një lugë të vogël me majonezë dhe një me vaj. I shtoni uthull molle ose lëng limoni sipas dëshirës. Këtë e përdorni për ta lyer bukën nga misri.

Darka: 175 gramë filetë peshku të detit të pjekur në skarë. Ia qitni përzierjen prej 2 lugëve të vogla me vaj, një thelbi të hudhrës, pak majdanozi, mustarde dhe limoni.

Dita e gjashtë

Kafjalli: Pjepër i shtypur dhe fiq.

Dreka: Në një avokado të shtypur qitni majonezë, një lugë të vogël me mustardë, lëng limoni, pak ujë për ta fituar një krem të dendur dhe ia shtoni nga një filxhan e gjysmë me kokrra gruri, fara luledielli dhe hikrre, dhe gjysmë filxhani me kokrra gruri. I qitni n një petë ose një copë buke.

Darka: Në një lugë të vogël gjalpi i fërgoni 125 gramë mishi të bardhë të pulës, e nxirrni ndërsa në yndyrë i qitni erëzat dhe një qepë të grirë. I fërgoni e më pas ua shtoni mishin. 

Dita e shtatë

Kafjalli: Lëng të freskët portokalli, ose pjepër.

Dreka: Në një petë ose copë të hollë buke e qitni një filxhan me lakër të prerë jeshile, gjysmë filxhani me rrotëza të avokados, sallatë të prerë jeshile dhe erëza.

Darka: I preni 130 gramë kërpudha (shampinjon), i fërgoni pak në vaj dhe e lini lëngun që të avullohet. Ia qitni pak hudhër të shtypur, pak majdanoz, e më pas edhe 100 gramë makarona të ziera. 

(Kosova Sot)