Dobitë që sjell çokollata e zezë

  • 26 July 2016 - 22:38
Dobitë që sjell çokollata e zezë

Konsumimi i rregullt i çokollatës së zezë sjell shumë dobi shëndetësore, por duhet të keni kujdes në lidhje me sasinë. Një rresht në ditë do të jetë i mjaftueshëm, transmeton gazeta Kosova Sot.

UL SHTYPJEN E GJAKUT DHE ËSHTË E MIRË PËR ZEMRËN

Me konsumim të çokollatës së zezë i zgjeroni enët e gjakut, e me këtë rritet edhe elasticiteti i tyre. E rregullon qarkullimin e gjakut dhe redukton rrezikun nga sëmundjet vaskulare.

E PASUR ME ANTIOKSIDUES

Pasi kakaoja përmban shumë materie antioksiduese dhe flavonoide, ajo e pastron gjakun dhe i largon të gjitha materiet e dëmshme, ndërsa e tërë kjo do ta bëjë lëkurën ruaj të lëmuar e të shkëlqyer.

E MIRË KUNDËR STRESIT

Nuk ka terapi më të ëmbël kundër stresit sesa një rresht i çokollatës së zezë. E redukton nivelin e kortizolit, hormonit që shkakton stresin, ndërsa e rrit sekretimin e dopaminës, kështu që menjëherë do të ndjeheni më të qetë e më të lumtur.

E RRIT NIVELIN E ENERGJISË

Nëse në orët e pasdites ju mungon energjia për ta shtyrë ditën e punës deri në fund, atëherë e konsumoni pak çokollatë të zezë në vend të pirjes së një kafeje. 

(Kosova Sot)