Kur organizmi juaj nuk e toleron glutenin

  • 27 July 2016 - 08:27
Kur organizmi juaj nuk e toleron glutenin

Mostoleranca e glutenit, apo sëmundja e celiakisë, është sëmundje që mund t'i prekë të gjitha moshat. Meqë kjo sëmundje mund të çojë edhe deri te ca komplikime serioze, është me vend që të dihen dhe të vërehen me kohë simptomat e saj. Përpos në drithëra, gluteni gjendet edhe në salca të ndryshme, në shtesa, por edhe në disa buzëkuq,raporton Gazeta Kosova Sot

JA DISA NGA SIMPTOMAT E CELIAKISË

1. Lëkura e ashpër në anën e pasme të mbibërrylit - kjo shkaktohet nga mungesa e thartirës folike dhe vitaminës A, që haset te kjo sëmundje.

2. Problemet me tretje, sikur që janë fryrja, gazrat, diarreja, apo edhe konstipacioni.

3. Marramendja, lodhja, plogështia dhe mungesa e vullnetit.

4. Çrregullimet hormonale, apo steriliteti pa ndonjë shkaktar të veçantë.

5. Dhembja e fortë e kokës dhe ënjtja e nyjave. 

(Kosova Sot)