Ja si të dobësoheni duke ngrënë kungulleshka

  • 27 July 2016 - 16:56
Ja si të dobësoheni duke ngrënë kungulleshka

Si t’i humbni kilet e tepërta pa duruar urie?

Përpos që ua shkrin kilet e tepërta, dieta me kungulleshka është tepër e shëndetshme, meqë e pastron organizmin nga helmet dhe e furnizon me vitamina

Kungulleshkat janë tepër të shëndetshme dhe të dobishme kundër shumë sëmundjeve: të sistemit gastrointestinal, kundër anemisë, kundër sëmundjeve kardiovaskulare, shtypjes së lartë, mbipeshës.

Për shkak të sasisë së madhe të fibrave, kungulleshkat zvogëlojnë absorbimin e yndyrës, prandaj janë të përshtatshme te dietat e ndryshme, te rritja e kolesterolit dhe triglicerideve. Kaliumi dhe magnezi veprojnë në uljen e shtypjes së gjakut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sa kile do t’i humbni?

Nëse duroni një muaj me dietën me kungulleshka, atëherë pa problem mund t’i humbni 4-6 kg. Nëse e praktikoni vetëm për një javë, atëherë mund të humbni deri në 2-3 kg.

Përpos kungulleshkave, në meny mund të përfshini edhe karotën dhe lakrën e freskët. Në orët e pasdites mund të hani ca tranguj, e për përmirësimin e sallatës së perimeve, mund të shtoni edhe ca pika lëng limoni dhe vaj bimësh.

Menyja e dietës me kungulleshka përfshin edhe praninë e pemëve. Për drekë, darkë dhe zamra plotësojeni shujtën tuaj me mollë, kivi, mandarina, portokaj apo kumbulla.

Mos i harroni proteinat

Në mënyrë që menyja të jetë sa më e balancuar, ajo duhet të përmbajë edhe proteina, gjë që nënkupton mishin e viçit pa dhjamë, të pulës, gjeldetit, lepurit.

Në vend të mishit mund të konsumoni edhe peshk, por duke iu dhënë përparësi peshqve të lumit, meqë ata të detit nuk bëjnë për këtë dietë.

Për pije përdoret uji i rëndomtë, pastaj çaji jeshil pa sheqer, lëngjet natyrore (molla, portokalli).

Gjatë kohës sa e mbani dietën me kungulleshka, duhet hequr nga menyja: produktet e miellit, bukën, ëmbëlsirat, kafenë, alkoolin.

Përparësi kanë kungulleshkat me lëvore të gjelbër, të errët, të cilën nuk duhet qëruar, meqë ashtu humbni deri në 80% të materieve ushqyese, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shembull i menysë për një ditë:

Kafjalli: Kungulleshka të ziera (250 g) me perime (150 g), 1 filxhan çaj jeshil.

 

Zamra: 1 mollë, 1 gotë lëng portokalli apo ujë.

Dreka: Kungulleshka të pjekura (300 g), një copë mish të zier (200 g), 1 kivi apo disa kumbulla dhe 1 filxhan çaj jeshil.

Zamra: Kungulleshka të pjekura (250 g), sallatë lakre me karotë (250 g), 1 gotë lëng molle.

Darka: 100 g kumbulla të thara, apo 2-3 të freskëta, 1 gotë lëng molle apo çaji jeshil.

(Kosova Sot)