Ekstraktet më efikase kundër gazrave në zorrë

  • 27 July 2016 - 21:03
Ekstraktet më efikase kundër gazrave në zorrë

Falë vetive për largimin e gazrave nga zorrët, këto ekstrakte bimësh mund të jenë tejet efikase në raste të tilla, transmeotn gazeta Kosova Sot. 

1. EKSTRAKTI I GLIKANXOS

Ekstrakti i glikanxos është njëra ndër pijet më të njohura për largimin e sasisë së tepërt të gazrave në zorrë. Ai po ashtu e përmirëson edhe tretjen.

Përbërësit: • 4 yje të glikanxos; • 1 enë me ujë (250 ml). Përgatitja: • Vlojeni ujin, shtoni yjet e glikanxos dhe prisni 10 minuta. • Pijeni pas buke, tri herë në ditë. • Nuk iu rekomandohet grave shtatzëna.

Image

2. EKSTRAKTI I KOPRIT

Kopri, përpos që largon gazrat e tepërta nga zorrët, ai është efikas edhe kundër inflamacionit dhe ngërçeve. Përbërësit: • 1 lugë e gjysmë kopër (15 g); • 1/2 luge kardamom (3 g); • 1 kupë ujë (250 ml).

Përgatitja: • Shtojeni koprin dhe kardamomin në ujin e vluar. • Mbulojeni dhe lëreni që të qëndrojë 10 minuta. • Pijeni pas shujtave kryesore. 

Image

3. EKSTRAKTI I XHENXHEFILIT

Xhenxhefili është përdorur për probleme të tretjes me qindra vite. Xhinxheroli është përbërës i fuqishëm i xhenxhefilit, i cili ka veti antiinflamatore dhe largon gazrat e tepërta nga zorrët. Përbërësit: • 1 copë e rrënjës së xhenxhefilit; • Lëngu i një gjysme të limonit; • 1 lugë mjaltë (25 g); • 1 kupë me ujë (250 ml).

Përgatitja: • Vlojeni ujin dhe shtojeni rrënjën e xhenxhefilit. • Zvogëlojeni temperaturën dhe ziejeni rrënjën për 2 -3 minuta. • Pas kësaj kohe, largojeni rrënjën dhe shtojeni lëngun e limonit dhe mjaltin. • Prisni sa të ftohet paksa, e më pas pijeni. • Pini deri në tre filxhanë në ditë.

Image

4. EKSTRAKTI I KAMOMILIT

Kamomili ka veti antiinflamatore dhe ka aftësi që t'i largojë gazrat e tepërt nga zorrët.

Përbërësit: • 2 lugë kamomil të freskët (20 g); • 1 kupë me ujë (250 ml); • Mjaltë (sipas dëshirës). Përgatitja: • Qitni lulet e kamomilit në enën me ujë të valë. Mbulojeni dhe pritni. • Kullojeni nëpër një kullesë dhe shtojeni mjaltin për ëmbëlsim. • Pini 2-3 filxhanë në ditë.

Image

5. EKSTRAKTI I MENDRËS

Mendra është një bimë që ka veti antiinflamatore dhe e largon ndjenjën e fryrjes.

Përbërësit: • 2 lugë mendër të freskët (20 g); • 1 kupë ujë (250 ml). Përgatitja: • Vlojeni ujin dhe më pas shtoni bimët e freskëta. • Prisni disa minuta, e më pas largojeni enën nga zjarri. • Kullojeni lëngun me kullesë, e më pas pijeni ekstraktin. • Pijeni pas shujtave të mëdha. 

Image

6. EKSTRAKTI I QIMNONIT

Ky ekstrakt largon sasinë e tepërt të gazrave në zorrë dhe zbutë dhembjen e barkut. Përbërësit: • 1 lugë qimnon (10 g); • 1 kupë me ujë (250 ml).

Përgatitja: • Vlojeni ujin dhe shtojeni qimnonin. • Mbulojeni, lëreni që të qëndrojë disa minuta, kullojeni dhe pijeni. • Për rezultate më të mira, përziejeni me kopër. 

(Kosova Sot)