Përgatiteni vetë: Ky është antibiotiku më i fortë natyral

  • 28 July 2016 - 12:46
Përgatiteni vetë: Ky është antibiotiku më i fortë natyral

Për të pasur imunitet të fortë duhet të ushqehemi shëndetshëm, por mund të shërbehemi edhe me fshehtësi nga kuzhina juaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

700 ml uthull molle;

1/4 e gotës hudhër të copëtuar imët;

1/4 e gotës qepë të karamelizuar;

2 speca të freskët;

1/4 e gotës xhenxhefil të freskët;

2 lugë rrepë;

2 lugë kurkumë.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit, me përjashtim të uthullës, i vendoni në një enë. I përzieni mirë, masën e hidhni në kavanoz dhe derdhni uthullën. E përzieni kavanozin në mënyrë që përbërësit të bashkohen. Ta ruani në vend të ftohtë dhe pa lagështi, për 14 ditë. Të merrni një lugë të madhe në ditë. 

(Kosova Sot)