Arrat ju mbrojnë nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti

  • 28 July 2016 - 13:19
 Arrat ju mbrojnë nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti

Nga të gjitha frutat me lëvozhgë të fortë, arrat përmbajnë sasinë më të lartë të antioksiduesve. E kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, arrat gjenden midis tri ushqimeve më të shëndetshme. Pos kësaj, janë të pasura me fibra, proteina, vitamina dhe minerale.

Mu për këtë arsye, nuk befason fakti që studime të ndryshme tregojnë se konsumimi i arrave mund ta zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, disa formave të kancerit dhe diabetit, tipi 2, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në studimin më të ri, ekspertët nga universiteti “Skranton” në Pensilvani  kishin analizuar antioksiduesit në disa lloje të frutave me lëvore të fortë: arrat, bademet, kikirikët, fëstëkët, lajthitë, arrat indiane dhe braziliane.

'Arrat ishin radhitur mbi të gjitha. Një grusht arra përmban pothuajse dy herë më shumë antioksidues sesa e njëjta sasi e secilit fryt tjetër. Për fat të keq, njerëzit nuk konsumojnë sasi të duhur të arrave. Hulumtimi ynë vërteton se nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm, duhet të hani sa më shumë arra’, thotë udhëheqësi i studimit, Joe Vinson. 

(Kosova Sot)