Për çdo mëngjes në një gotë ujë hidhni këtë erëz, prisni mrekullinë

  • 28 July 2016 - 14:34
Për çdo mëngjes në një gotë ujë hidhni këtë erëz, prisni mrekullinë

A e keni ditur se uji me kurkumë mundet të sjellë veti të shumta për shëndetin? Nëse shtoni edhe pak limon dhe mjaltë, atëherë i keni rënë pikës për shëndetin tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Diabetin e mban nën kontroll

Kurkuma në masë të madhe e zvogëlon rezistencën ndaj insulinës dhe parandalon diabetin, tipin 2. Por, para përdorimit ta këshilloni mjekun.

Efekt antioksidues kundër inflamacioneve

Inflamacionet kronike seriozisht dëmtojnë indet trupore. Kurkumina, komponenti aktiv në kurkumë, ka ndikim të fortë kundër inflamacioneve, që nganjëherë është edhe ilaç më i fortë se ilaçet komerciale kundër inflamacioneve.

Parandalon sëmundjet e zemrës

Studime të shumta kanë treguar se kurkuma parandalon grumbullimin e shtresave që bllokojnë arteriet dhe shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, përfshirë edhe sulmin në zemër.  

Parandalon kancerin

Kjo erëz e hatashme parandalon ekzistencën e të gjitha llojeve të qelizave tumorale, e përdorimi i saj është i dobishëm në rast të kancerit.

Receta për ujin me kurkumë

Përbërësit: gjysmë limoni, gjysmë lugë kurkumë, 250 ml ujë të ngrohtë, pak mjaltë.

Përgatitja: shtrydheni limonin në gotë, shtoni ujin dhe kurkumën dhe përzieni. Shtoni mjaltë, por mos e teproni. 

(Kosova Sot)