10 ushqimet që mbrojnë nga dielli

  • 28 July 2016 - 21:41
10 ushqimet që mbrojnë nga dielli

Ja cilat janë ushqimet që gjatë stinës së verës duhet të jenë aleatët tuaj më të fortë për ruajtjen e shëndetit, lëkurës dhe flokut, transmeton gazeta Kosova Sot.

1. Domatja është e pasur me likopen, i cili ka veti të forta si një antioksidues.

2. Çaji i gjelbër është i pasur me katehinë, përbërës antioksidues nga familja e polifenoleve.

3. Kakao, në këtë rast, veprimin antioksidues e garantojnë flavonoidet.

4. Mjedrat, por edhe frutat e tjera të malit, në përgjithësi, janë të pasura me antocianinë, pigmentet vjollcë që mbrojnë bërthamën e qelizës.

5. Peshku i kaltër, si salmoni, është i pasur me aminoacidet omega 3, që janë antioksidues të rëndësishëm.

6. Vezët kanë përqendrim të lartë të vitaminës B, që është i domosdoshëm për ripërtëritjen e membranës së dëmtuar të qelizave.

7. Karota, karotenoidet nga kjo perime shtojnë efektin e melaninës dhe në këtë mënyrë e mbrojnë lëkurën.

8. Kajsitë janë të pasura me vitamina A dhe C që kanë efekt antioksidues, ndërsa që kanë pak kalori.

9. Specat janë të rëndësishëm për shkakun se kanë sasi të madhe me karotenoide dhe antioksidues.

10. Kurkuma është erëz që mbron organizmin nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit falë përbërësve kundër inflamacioneve.

(Kosova Sot)