Hiqni qafe stresin sa hapni e mbyllni sytë

  • 29 July 2016 - 08:21
Hiqni qafe stresin sa hapni e mbyllni sytë

Ekziston bima që ju ndihmon të relaksoheni për një kohë të shkurtë dhe të hiqni tensionimet, nervozizmin, stresin. Në fakt, nuk bëhet fjalë për marihuanën, por për dafinën. Ekspertët kanë zbuluar se kjo bimë në mënyrë fantastike ndikon kundër lodhjes dhe stresit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dafina dallohet edhe për efektin e fortë qetësues dhe kundër inflamacioneve. Kjo mundëson luftën kundër epilepsisë, por edhe organeve të frymëmarrjes. Nëse keni shtypje të lartë të gjakut, pagjumësi apo jeni nën stres, dafina ju ndihmon.

Për t’i përjetuar vetitë e saj, mund ta konsumoni në gjellë, duke e zier në ujë të vluar apo me kujdes ta ndizni në një enë. Pas disa minutave, tymi gradualisht përhapet, e ju përnjëherë do ta zbuloni se jeni më të relaksuar.   

(Kosova Sot)