5 kilogramë minus për 10 ditë

  • 29 July 2016 - 11:09
5 kilogramë minus për 10 ditë

Tashmë keni provuar disa dieta, por nuk kishin sukses? Keni metabolizëm të ngadalësuar, e dëshira juaj është të dobësoheni? Provojeni këtë recetë! Kjo shujtë është shumë e shëndetshme dhe është e pasur me vitamina dhe minerale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për përgatitjen e kafjallit ju nevojiten:

300 ml kefir (ose jogurt pa yndyrë)

2 lugë të mëdha flluska

1 lugë fara të bluara të lirit

1 lugë kakao pluhur

5-7 kumbulla të thata

Përgatitja e kafjallit:

Kafjalli përgatitet në mbrëmje, për mëngjesin që vijon. Hidhni pak ujë të vluar (100 ml) sipër kumbullave të thata. Mbuloni dhe i lini për 5-10 minuta. Gjatë kësaj kohe në enë hidhni flluskat, farat e bluara të lirit dhe kakao. Hidhni kefirin dhe gjithçka përzieni mirë. Kumbullat i copëtoni imët, mundeni dhe në blender dhe shtoni në masën paraprake. I përzieni mirë dhe i lini në frigorifer. Në mëngjes i nxirrni nga frigoriferi dhe kënaqeni në kafjallin e shijshëm. 

(Kosova Sot)