Që nesër, çdo mëngjes konsumoni nga një lugë vaj ulliri

  • 29 July 2016 - 12:00
Që nesër, çdo mëngjes konsumoni nga një lugë vaj ulliri

Vaji i ullirit tash e moti përdoret në shumë mënyra. Kuptojeni pse për çdo ditë duhet të konsumoni nga 1 lugë vaj ulliri për çdo mëngjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Efekti kundër kancerit

Vetitë shëruese të vajit të ullirit ndihmojnë kundër disa llojeve të ndryshme të kancerit. Kur kishin përfunduar studimet, rezultatet më të mira kanë treguar në rastin e kancerit të gjirit dhe organeve për tretje.

Demenca

Një nga shkaktarët e Alzhaimer-it është akumulimi i shtuar i beta-amiloideve në tru. Ekipi i shkencëtarëve nga universiteti në Luzianë ka zbuluar se oleokantali, substanca që gjendet në vajin e ullirit, ka fuqinë e kontrollimit të beta-amiloideve dhe në masë të madhe shton pastrimin e tyre.

Sheqeri në gjak

Vaji i ullirit ka treguar aftësinë e tij në zvogëlimin e sëmundjes së diabetit. Sidomos ofron ndihmë në shërimin e tipit 2, por përdoret edhe për përdorim të jashtëm.

Shtypja e gjakut

Studimet e publikuara në revistën “Archives of Internal Medicine” kanë treguar se pjesëmarrësit në studim që kishin shtypje të lartë të gjakut në fund kishin pakësuar ilaçet, falë konsumimit të 30-40 g vaj të ullirit çdo mëngjes.

(Kosova Sot)