Qëndrimi në kostume të lagura të larjes është i rrezikshëm

  • 29 July 2016 - 18:33
Qëndrimi në kostume të lagura të larjes është i rrezikshëm

I nflamacioni i fshikëzës, infeksionet me kërpudha dhe inflamacionet e vezoreve shpeshherë përcjellin kënaqësinë verore. Ja çfarë mund të pësoni nëse qëndroni në kostumet e lagura,raporotn Gazeta Kosova Sot Online

INFLAMACIONI I FSHIKËZËS Ndryshimet e shpejta në temperaturë, si dalja nga hapësirat e klimatizuara apo hyrja në të ftohtë, mund të janë fajtorët për inflamacionin e fshikëzës. Po ashtu, duhet pasur kujdes edhe në përdorimin e tualetit publik. Simptomat si urinimi i shpeshtë të përcjellë me pickim, e edhe shenjat e gjakut në urinë, kërkojnë intervenimin e mjekut. Sugjerohet të pini së paku dy litra ujë, për të shpëlarë bakteret.

INFEKSIONET ME KËRPUDHA Infeksionet e këtij lloji ndodhin nëse shpesh përdorni pishinat, më rrallë në det. Më të rrezikuar janë personat që hanë shumë ëmbëlsira, pinë alkool, kanë sistem të dobët imun dhe të ekspozuar stresit. Sëmundjet me kërpudha marrin kohë të gjatë për t'u shëruar, që mund të përdoren edhe gjatë përdorimit të antibiotikëve. 

(Kosova Sot)