Hiqni dhjamin nga stomaku për 14 ditë: dieta që rregullon shtypjen e gjakut dhe kolesterolin

  • 29 July 2016 - 18:41
Hiqni dhjamin nga stomaku për 14 ditë: dieta që rregullon shtypjen e gjakut dhe kolesterolin

Ë shtë e mundshme që të vishni fustanin, që e keni imagjinuar gjithmonë dhe të bëni që stomaku juaj të jetë i përsosur, e të mos shkatërroni shëndetin. Provoni dietën "DASH", të cilën mjekët amerikanë e konsiderojnë si më të shëndetshmen. Ul shtypjen e gjakut dhe mbron nga diabaeti, e ajo më me rëndësi - do të humbni në peshë. Kjo dietë është për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. E përbëhet nga dy faza,raporotn Gazeta Kosova Sot

FAZA 1: STOMAKUN DO TA RRAFSHONI PËR 14 DITË Në 14 ditët e ardhshme, çdo shujtë hani sasi të caktuar të këtij grupi të ushqimit. Një porcion mish, peshk ose shpezë dhe nuk duhet të jenë më të mëdha se shuplaka e dorës. Një grusht bishtajore, pemë me lëvozhgë të fortë, lente, pastaj mund të hani edhe një porcion djathë 1. Hani ushqim të pasur me proteina dhe të varfër me yndyra të ngopura, si mish pa yndyrë, peshk dhe mish të shpezëve, bizele, lente, ushqime nga soja, vezë dhe pak jogurt njëherë në ditë. 2. Yndyra që janë të shëndetshme për zemër, avokado dhe vaj bimor, sidomos të ullirit. 3. Ushqimin e pasur me proteina dhe yndyra të shëndetshme, si pemët me lëvozhgë të fortë, fara dhe peshk të yndyrshëm dhe si salmon dhe skumbri. Plus: Të gjitha llojet e perimeve, përpos atyre të pasura me niseshte, si patatja dhe misri, mund të hahen në sasi të pakufizuara.

USHQIMET E NDALUARA: Bukë, makarona, patate, oriz, të gjitha ushqimet e përgatitura në gjalpë, ushqimi i ëmbël (përfshirë pemët), alkooli, pjet me kafeinë, qumësht.

GJASHTË HAPA DERI TE SUKSESI 1. Hani tri shujta në ditë, plus tri zamra të vogla, në mënyrë që sheqeri në gjak të jetë stabil dhe për të shmangur sulmet e urisë. 2. Shmangni ushtrimet e imponuara si vrapimi, aerobik ose ushtrimet me pesha. Në vend të kësaj, ushtroni lehtë, jo më shumë se 30 minuta në ditë, shëtisni apo bëni jogë. 3. Më herët shkoni në gjumë, sepse energjia ju bie gjatë dy javëve të para, por rritet kur të kalojë në fazën e dytë. 4. Pini shumë lëngje. Shmangni kafenë dhe pini tetë gota ujë në ditë, lëng perimesh ose çaj bimor. 5. Mos përjashtoni kripën në tërësi, por konsumojeni me kujdes. 6. Relaksohuni. Në fillim mund të jeni të frustruar, por përqendrohuni kah suksesi dhe gëzojuni rezultatet për humbjen në peshë.

FAZA 2: MBANI PËRGJITHMONË PESHËN E DËSHIRUAR Vazhdoni të hani proteina dhe shumë perime në secilën shujtë, por mund të shtoni dhe drithërat integrale dhe pemë në ushqimin e përditshëm.

(Kosova Sot)