Ushqimet befasuese që heqin dhjamin nga stomaku

  • 29 July 2016 - 21:34
Ushqimet befasuese që heqin dhjamin nga stomaku

Të gjithë e dimë se heqja dorë nga alkooli dhe shumë pompa mund të ndihmojnë të humbni në peshë derisa janë disa ushqime të caktuara që ju ndihmojnë të humbni dhjamin nga stomaku, transmeton Gazeta Kosova Sot.

Jogurti i ngrirë

Një studim, që kishte vëzhguar femrat që kishin ngrënë gjysmë gote jogurt të ngrirë për çdo ditë, kishin humbur 2.54 centimetra nga yndyra e organeve të brendshme. Sipas ekspertëve, kjo ndodh si pasojë e pranisë së madhe të kalciumit. Ata thonë se sa më shumë jogurt të ngrirë të konsumoni, aq më shumë dhjam nga organet e brendshme do të humbni. 

Image

Vaji i ullirit dhe bajamet

Studimi i ekspertëve nga Zvicra ka zbuluar se personat që kanë ndjekur dietën Mesdhetare - e pasur me perime me gjethe të gjelbër, vaj ulliri dhe peshk - kishin më pak peshë trupore dhe zvogëlim të perimetrit të belit. Po ashtu, duhet pasur kujdes kur bëhet fjalë për madhësinë e vajit e ullirit dhe bajameve, sepse kanë kalori.

Image

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është e pasur me kalium që inkurajon qelizat, indet dhe rritjen e organizmit si dhe enzimat që ndihmojnë reaksionin kimik në trup. Përmban po ashtu kalcium, që përkujdeset për eshtra të shëndetshëm. Magnezi është një tjetër komponentë, me shumë efekte pozitive në trup, sidomos për zemrën. Po ashtu ndihmon stomakun në prodhimin e acidit hidroklorik, që ndihmon tretjen. Ky acid humbet me plakjen, por uthulla e mollës ndihmon në parandalimin e çrregullimeve në tretje.

Image

Manaferrat

Ekspertët në Amerikë, që janë marrë me studimin e manaferrave, besojnë se mund ta ndryshojnë mënyrën se si procedojmë yndyrën në sheqer në ushqim. Zbulimet e tyre ishin prezantuar te "Experimental Biology", pas testeve te minjtë me mbipeshë. Studiuesit kanë zbuluar se kafshëve u ishin dhënë ushqime me manaferra, ndërsa që më pas kishin humbur dhjamin nga stomaku i tyre.

Image

Kivi

Kivi dy herë më shumë përmban vitamina C se portokajtë, më shumë fibra se mollët dhe më shumë vitamina E se në avokado. Ky kombinim i antioksiduesve do të dekurajojë prodhimin e qelizave të kancerit dhe e forcon sistemin imun. Kivi po ashtu përmban sasi të madhe me kalium, i rëndësishëm për shtypje të gjakut dhe funksionimin normal të zemrës.  

 

Image

Perimet me gjethe të gjelbër

Perimet me gjethe të gjelbër në masë të madhe ndihmojnë në reduktimin dhjamit nga stomaku. Ekspertët thonë se duhet konsumuar proteina që i gjeni në perime dhe ato me pak karbohidrate. Kjo do të thotë mish peshku dhe mish organik. Ekspertët po ashtu pohojnë se kur njerëzit marrin 10 aminoacide esenciale për një shujtë, në masë të madhe e shkrijnë dhjamin nga stomaku.

Image

 

(Kosova Sot)