Ilaçi për artrit, nervin shiatik, reumatizëm e shumëçka tjetër

  • 30 July 2016 - 08:26
Ilaçi për artrit, nervin shiatik, reumatizëm e shumëçka tjetër

Ilaçi përdoret në formë të kompresës për të vendosur aty ku ndjeni dhimbje në mënyrë të drejtpërdrejtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

Patate;

Qepë të kuqe;

Fara të lirit.

Lugën e madhe plot me fara të lirit e hidhni në 2-3 dcl ujë. Ujin e vloni për dhjetë minuta. Njëkohësisht pastroni pataten dhe e qëroni bashkë me lëvoren. Preni edhe një kokë qepë të kuqe. Kur uji me farat e lirit të jetë ftohur shtoni pataten dhe qepën e kuqe dhe i përzieni mirë. Nëse keni probleme me gishtat e dorës apo këmbëve, lagni një palë doreza apo çorapë dhe i vëni dhe sipër lidhni një qese najloni. Për pjesët tjera, ju sugjerojmë që së pari të lagni një garzë dhe ta mbështillni hapësirën ku keni dhimbje, më pas ta mbështillni sipër me fashë dhe folie alumini. Këto kompresa nevojitet që t’i mbani gjatë natës dhe në mëngjes t’i hidhni, ndërsa që trupin ta shpëlani me sapun. Nëse qepa ua irriton apo skuq lëkurën, atëherë mund të përdorni krem me yndyrë. Procedurën ta përsëritni derisa kjo masë të nxjerrë sëmundjet nga trupi.

(Kosova Sot)