Lehtësimi natyral nga simptomat e gurit në idhcë

  • 30 July 2016 - 14:01
Lehtësimi natyral nga simptomat e gurit në idhcë

Dhimbjet në stomak, në krahun e djathtë, mundime, fryrje dhe gazra, tretje jo e mirë dhe mungesa e oreksit janë disa simptoma të inflamacionit në idhcë. Nëse vuani nga këto probleme, kujtoni se ka ilaçe natyrale që veprojnë. Në idhcë nganjëherë mund të këtë dhe gurë që bllokojnë kanalet dhe shkaktojnë inflamacione dhe probleme të tjera. Përqendrimi i vrerit dhe formimi i gurëve shfaqen si pasojë e punës së tepërt të mëlçisë. Zbutni simptomat, e nëse problemet shfaqen, provoni tretmanin e shpëlarjes së gurëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Uthulla e mollës dhe lëngu i mollës

Përdorni 1 - 3 lugë uthull molle të pasterizuar të përzier në një gotë lëng të pastër molle. E pini dhe prisni. Lehtësimin do ta ndjeni shpejtë.

Shpëlarja e gurëve

Këtë trajtim ta programoni për fundjavë, duke këshilluar mjekun. Pesë ditët e para hani normal, por pini shumë lëng molle. Kështu do të zbutni gurët para hedhjes jashtë. Në ditën e  gjashtë merrni një lugë kripë, të tretur në një gotë ujë. Nga ky moment mos hani gjë. Pas dy orësh merrni një doze të tillë. Pas dy orëve të tjera pini përzierjen e 125 ml vaj ulliri me 125 ml lëng limoni të shtrydhur. Shtrihuni në krahun e djathë me gjunjët e mbledhur te gjoksi dhe rrini për 30 minuta.

(Kosova Sot)