Bashkimi bën fuqinë

  • 31 July 2016 - 09:01
Bashkimi bën fuqinë

Sikurse mjekët dhe ekspertët e tjerë të mjekësisë që theksojnë, përdorimi i rregullt i mjaltit, të përzier me kanellë mundet t'ju ndihmojë t'i luftoni shumë sëmundje,raporotn Gazeta Kosova Sot

ZVOGËLIMI I KOLESTEROLIT Përgatitni çaj dhe aty shtoni dy lugë mjaltë dhe tri lugë kanellë. Një çaj të përgatitur si ky ta pini rregullisht, në mënyrë që ta ulni nivelin e kolesterolit për 10 për qind.

ILAÇI PËR SËMUNDJET KARDIOVASKULARE Në mëngjes, në vend të marmelatës, bukën ta lyeni me mjaltin me kanellë. Konsumimi i rregullt i këtij kafjalli ju ndalon sulmin në zemër dhe ul kolesterolin në gjak.

KUNDËR ARTRITIT Në 2 dl ujë të vluar shtoni dy lugë me mjaltë dhe një lugë kanellë. Ky lëng të konsumohet në mëngjes, i cili ndihmon në shërimin e artritit kronik.

KUNDËR FTOHJES Nëse jeni ftohur, hani përzierjen e një lugë mjaltë me gjysmë lugë kanellë. Një ilaç si ky ju ndihmon ta shëroni ftohjen, kollën kronike dhe sinuset e bllokuara.

FORCIMI I SISTEMIT IMUN Sugjerohet konsumimi i rregullt i këtyre ushqimeve, pasi që e forcojnë sistemin imun dhe mbrojnë trupin nga bakteret dhe viruset. 

(Kosova Sot)