Përse pemët duhet t'i hani gjysmë ore para shujtës

  • 24 August 2016 - 08:11
Përse pemët duhet t'i hani gjysmë ore para shujtës

Në shumë kultura, pemët konsumohen pas shujtave, por ky trend mundet të ndryshojë. Ekspertët konsiderojnë se pemët duhet konsumuar 20 deri 30 minuta para shujtave. Arsyeja kryesore për këtë është se frutat përmbajnë sheqer dhe për këtë ju nevojitet më shumë kohë që të treten. Pos kësaj, nëse hani pemë pas shujtave, humbni materiet ushqyese të pemës,raporton Gazeta Kosova Sot

Pemët duhet konsumuar gjithmonë para ushqimit. Nëse dëshironi që kjo të ndodh pas ushqimit, atëherë prisni tri orë (pasi të jetë tretur ushqimi). Nëse hani pemë para gjellës, do të zvogëloni edhe porcionet e shujtës sepse do të ndiheni më të ngopur. Marrë parasysh faktin se trupi ynë nuk pranon ushqim gjatë tetë apo nëntë orëve gjumë, sugjerohet që çdo mëngjes të përfshini pemët, para kafjallit.

Kjo ndihmon në rritjen e nivelit të energjisë. Konsumimi i pemëve është mënyra më e mire e fillimit të ditës. Shmangni ta konsumoni pemën krahas ushqimit. Por ashtu, konsumimi i pemëve si desert nuk jep rezultatet më të mira, sidomos nëse janë të copë- tuara dhe të përziera me sheqer. Po ashtu, shmangni frutat e konservuara dhe të ngrira, pasi përmbajnë sasi të madhe të sheqerit. 

(Kosova Sot)