Gripi i barkut zgjat shtatë ditë

  • 24 August 2016 - 08:14
Gripi i barkut zgjat shtatë ditë

Ditëve të fundit, mjekët kanë më shumë pacientë me viruse stomaku. Kjo është e zakonshme për këtë periudhë kohore. Te shumica e njerëzve virozat e stomakut kalojnë brenda javës. Në rast të infeksionit, është e domosdoshme që brenda ditës të pini dy litra ujë, por edhe çaj dhe lëngje,raporton Gazeta Kosova Sot

Sidomos mire ndikon çaji I ftohtë I kamomilit, ndërsa që me rendësi është të shmangni konsumimin e mishit, vezëve dhe qumështit, ndërsa që sugjerohet të hani patate, oriz, bukë të thekur dhe supë. Me ushqim të tillë do të rregulloni jashtëqitjen.

Ekspertët sugjerojnë që diarreja të mos ndalohet përmes ilaçeve. Pos kësaj, gjithë kohën sa zgjat virusi dhe dhjetë ditë pas shërimit, sugjerohet të merrni probiotikë, të cilët e stabilizojnë florën e zorrës

(Kosova Sot)