Hurmat mbrojnë zemrën dhe mbrojnë nga kanceri

  • 24 August 2016 - 12:07
Hurmat mbrojnë zemrën dhe mbrojnë nga kanceri

Për përmirësimin e shëndetit, hurmat konsumohet me mijëra vite rresht, por vetëm tani ekspertët kanë vërejtur vetitë e tyre shëruese. Me konsumimin e tyre përditë, mund ta rregulloni nivelin e triglicerideve dhe lipideve në gjak. Rregullojnë hormonet e stresit, e hulumtimet kanë treguar se zvogëlojnë rrezikun për arterosklerozë, që shton rrezikun për sulm në zemër dhe në kokë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Zvogëlojnë rrezikun për qeliza kancerogjene

Ekspertët kanë konstatuar se personat që për çdo ditë konsumojnë rreth 50 gr hurma në ditë janë më pak të rrezikuar nga kanceri, sidomos ai i zorrës së trashë.

Posedojnë vlera ushqyese

Hurmat janë burim i mirë për shumë substanca nutriciste dhe janë burim i shkëlqyeshëm për fibra. Një porcion hurma (100 gr) përmban rreth 20 për qind të dozës me fibra. Janë po ashtu burim për vitamina, sidomos vitamina B5, B6, acid folik, niacinë dhe vitamina A.

Përmirësojnë shëndetin e sistemit riprodhues

Disa studime kanë treguar se hurmat mund ta përmirësojnë sistemin riprodhues. Sipas ekspertëve, hurmat zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së sterilitetit, përmirësojnë cilësinë dhe përqendrimin e spermës. 

(Kosova Sot)