Duhanxhinj, ja si ta përgatisni eliksirin për pastrimin e mushkërive

  • 24 August 2016 - 18:01
Duhanxhinj, ja si ta përgatisni eliksirin për pastrimin e mushkërive

Nëse jeni duhanxhi, me siguri deri më tani njëherë keni pasur bronkit, të cilin e karakterizon një kollë specifike. Më së miri do të ishte ta lini duhanin, por nëse nuk jeni të gatshëm ta merrni këtë hap, ju paraqesim që në ushqimin e përditshëm t’i shtoni këta artikuj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Hudhra

Tashmë dihen disa dobitë nga qepa dhe hudhra. Që të dyja kanë efekt kundër kancerit dhe janë parandalim për sëmundjet malinje. 

Xhenxhefili

Kjo erëz e vjetër me prejardhje nga Lindja njihet për efektin e saj shërues. Xhenxhefili është i rëndësishëm për hedhjen e sekretimit të grumbulluar në mushkëri si pasojë e duhanit.

Kurkuma

Kjo erëz e verdhë është e pasur me vitamina dhe minerale dhe përmban aminoacidet omega 3. Kurkuma lufton viruset, bakteret dhe qelizat e kancerit.

Receta për eliksir: Për shurupin kundër kollës dhe pastrimin e mushkërive: 400 g qepë,  1 l ujë,  400 g sheqer,  2 lugë kurkumë, xhenxhefil.

Përgatitja:

Në enë shtoni ujin, sheqerin dhe i vloni. Shtoni qepën e qëruar dhe xhenxhefilin. Shtoni kurkumën dhe ulni temperaturën. E vloni derisa sasia nuk pakësohet për dy herë. Masën e ruani në kavanoz prej qelqi, në frigorifer, merrni nga dy lugë në mëngjes dhe në mbrëmje para gjumit.

(Kosova Sot)