Lini tokën, mësyjani detit dhe ushqehuni si duhet

  • 24 August 2016 - 20:42
Lini tokën, mësyjani detit dhe ushqehuni si duhet

Nga avodakot e deri te lakra jeshile, nga manaferrat e deri te farat, lista e superushqimeve kurrë nuk ka qenë më e madhe. Shumica prej nesh i blejnë ushqimet e fundit në trend për të përmirësuar shëndetin. Nëse prekim tokën e thatë, hasim në shumë ushqime me vitamina. Por, nga përmirësimi i çehres e deri te eshtrat dhe dhëmbët e shëndetshëm, nutricistja Juliette Kellow shpjegon pse duhet të hamë ushqime të detit,transmeton gazeta Kosova Sot.

Gaforret

 Me siguri se nuk janë shpesh në tryezën tuaj, por e pasur me proteina dhe nutriente, gaforret janë superushqim. Në veçanti, mishi ngjyrë kafeje është i pasur me kalcium, që është i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Mishi ngjyrë kafeje po ashtu përmban hekur që parandalon qelizat e kuqe të gjakut nga lodhja. Mishi i bardhë dhe ngjyrë kafeje përmbajnë shumë bakër. Ky është lajm i mirë pasi që ky mineral ndihmon funksionimin e sistemit imun. Gaforrja është e pasur me vitamina B, mangan, fosfor dhe jod, si dhe aminoacidet omega 3.

Image

Midhjet

 Me midhjet tashmë edhe nëpër dyqanet tuaja, madje të freskëta apo të ngrira, atëherë kurrë nuk ka qenë më e lehtë se ta keni shpesh në tryezën tuaj dhe të furnizoheni me nutriente. Janë të pasura me zink dhe selen - 140 gr për një shërbim (rreth 20 midhje) ofrojnë gjysmën e nevojave të zinkut. Një shërbim i njëjtë po ashtu përmbush një të tretat e nevojave për hekur. Kjo e bën zgjedhjen e duhur, sidomos për femrat, të cilat më shumë preken nga anemia. Midhjet ofrojnë edhe vitamina B2 dhe B12, fosfor, kopër, jod dhe aminoacidet omega 3.

Image

Levreku

Levreku konsiderohet si lloj i peshkut të bardhë, por është i mbushur me aminoacidet omega 3, duke e bërë si zgjedhjen e duhur për menynë tuaj. Është i pasur me fosfor dhe selen, por gjithashtu kontribuon edhe me kalium. Po ashtu është burim për vitamina B1, që më pak e hasim në llojet tjera të peshkut. Po ashtu, është i shëndetshëm për sistemin nervor dhe ndihmon punën normale të zemrës.

Image
Sardelet

 Ky lloj i peshkut njihet për përmbajtjen me shumë aminoacide omega 3, që ndihmon në funksionimin si duhet të zemrës, por kjo nuk është vetia e vetme e dobishme. Sardelet janë po ashtu të pasura me vitamina D, që ndihmon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, është vital për muskujt, ndërsa ndikon që sistemi imun të funksionojë në mënyrë normale. Për fat të mirë, peshku me yndyrë, sardelja, është një nga ushqimet e pakta që në mënyrë natyrale është e pasur me vitaminën D.

Image

Harenga

Për t'u furnizuar me vitamina D, atëherë zgjedhja e duhur është harenga. Një shujtë prej 140 gr ofron dy herë më shumë se sa kemi nevojë për këtë vitaminë gjatë ditës. Është e pasur edhe me fosfor, nutrient tjetër ky që nevojitet për shëndetin e eshtrave. Janë burim edhe për kalium, selen, jod dhe aminoacidet omega 3, që janë të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe të syve, e po ashtu edhe për zemër.

Image

Merluci

Është një nga llojet më të pranishme të peshkut nëpër dyqanet tona, është i shëndetshëm dhe na ofron shumë vitamina B3, B6 dhe B12. Ndihmojnë në prodhimin e energjisë në trup dhe janë të shëndetshëm për sistemin nervor dhe gjendjen mendore. Merluci është i pasur me kalium, fosfor dhe selen, por sidomos është i pasur me jod. Mineralet ndihmojnë që gjëndrat tiroide (të cilat e kontrollojnë metabolizmin tonë) të punojnë si duhet dhe është i rëndësishëm për ndihmesën që ofron në rritjen si duhet të fëmijëve.

Image

(Kosova Sot)