Simptomat shpeshherë të injoruara të sëmundjeve kardiake

  • 24 August 2016 - 23:00
Simptomat shpeshherë të injoruara të sëmundjeve kardiake

Sëmundjet kardiake janë shkaktar lider i vdekjeve nëpër botë, më shumë se secili lloj i kancerit apo sëmundjeve kronik,transmeton gazeta Kosova Sot.Sipas një raporti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), rreth 17.3 milionë njerëz kanë vdekur në vitin 2008 si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo shifër do të rritet deri në 23 milionë deri në vitin 2030.  Mësoni disa nga simptomat e sëmundjeve kardiovaskulare, në mënyrë që në vend se të vuani pasojat, parandaloni

 Turbullim dhe vështirësi në frymëmarrje

Turbullim apo vështirësi në frymëmarrje janë shenja se mund të pësoni një sulm në zemër. Këto lloje të simptomave  po ashtu shkaktojnë humbjen e vetëdijes dhe shkaktojnë anomarlitet në zemër, si aritmi.

 Dhimbje

Kjo simptomë sidomos prek femrat gjatë sulmit në zemër, apo orë dhe ditë para se të ndodhë kjo. Dhimbjet mund të janë shenjë e dështimit kardiak. Kjo simptomë po ashtu mund të jetë shenjë e një tjetër sëmundjes apo çrregullimit shëndetësor.

 Fryrje apo mungesë e oreksit

Shumë njerëz përjetojnë fryrjet në stomak derisa pësojnë sulm në zemër. Po ashtu, simptomat si fryrjet abdominale të përcjella me vështirësi mund të interferojnë me humbjen e oreksit.

 Dhimbje në gjoks

Dhimbjet në gjoks janë simptomë klasike, por jo në të gjitha rastet. Ekspertët konsiderojnë se kjo është simptoma e parë për të cilën njerëzit kapen. Ekspertët se kjo dhimbje është e ngjashme ‘thuajse një elefant ju është ulur në gjoks’.

 Dhimbje në pjesë të ndryshme në trup

Dhimbjet në gjoks janë më të zakonshmet gjatë sulmeve në zemër. Sido që të jetë, dhimbja mund të përhapet në duar, bërryla, qafë, nofull apo abdomen. Në fakt, në disa raste. Dhimbja nuk manifestohet në gjoks, por në pjesë tjera trupore.  

 Puls i parregullt

Një ndryshim i rastit në puls konsiderohet normal. Megjithatë, kur kjo përcillet me dobësim, turbullim apo vështirësi në frymëmarrje, mund të jenë shenjë e sulmit në zemër.

Shenja të tjera të sëmundjeve kardiake janë edhe:

Mbetja pa frymë

Djersitja

Inflamacionet

Zbehja në fytyrë.

(Kosova Sot)