Ilaçi 100 për qind natyral që shëron infeksionet në traktin urinar

  • 25 August 2016 - 11:36
Ilaçi 100 për qind natyral që shëron infeksionet në traktin urinar

Infeksioni i traktit urinar (UTI) është sëmundje që përfshin infeksionin e organeve të traktit urinar, si: veshkat, uretrën apo fshikëzën. Këto janë struktura ku formohet urina dhe kalon përmes tyre para se të dalë nga trupi. Nëse antibiotikët nuk funksionojnë, infeksioni mund të shndërrohet në problem serioz dhe të shkaktojë dëmtimin e veshkave. Ilaçet shtëpiake janë të sigurta dhe më efektive karshi ilaçeve, prandaj njerëzit përcaktohen për tretmane alternative, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Receta për çajin nga majdanozi

Përbërësit:

4 gota me ujë,

4 lugë majdanoz të freskët të copëtuar.

Përgatitja:

Copëtoni me kujdes majdanozin, përfshirë edhe rrënjët. Vloni së paku katër gota me ujë të filtruar. E hiqni ujin nga zjarri. Derdhni ujin mbi majdanozin e copëtuar dhe e lini për 20 minuta. Duhet të pini 4 gota çaj në ditë, së paku për shtatë ditë rresht (mund ta pini të ftohtë apo të ngrohtë) në mënyrë që të shëroni infeksionet në traktin urinar. 

(Kosova Sot)