Rrepka, bombë e vërtetë prej vitaminave

  • 25 August 2016 - 14:46
Rrepka, bombë e vërtetë prej vitaminave

Konsiderohet se rrepka (lat. Raphanus sativus) prejardhjen e ka nga Azia, dhe vjen nga lloji i egër i bimës “Raphanus raphanistrum”. Kjo perime pranverore shumë e popullarizuar ka pak kalori, por është me plot shije, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Vlera energjike e saj është e vogël – në 100 gr përmban 16 kcal/67 kJ , karbohidrate 3,40 për qind, e sasia e proteinave dhe yndyrave është e papërfillshme. Janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina C, duke plotësuar rreth 31,25 për qind të nevojave ditore, e minerale dhe vitamina tjera ka me bollëk.

Pigmenti antocianinë, që ia dhuron ngjyrën, forcon efektin e saj antioksidues, që ndërlidhet me pakësimin e sëmundjeve të zemrës, disa formave të kancerit dhe degjenerim makular. Rrepka në ushqim përdoret si aperitiv, shkaku i aromës dhe shijes. Lehtëson tretjen, e lëngu i freskët i saj është ilaç i vjetër tradicional që ndihmon në sekretimin e vrerit dhe shëron infeksionet e tëmthit.

Sugjerohet ta konsumoni kundër bronkitisit, ftohjes, gripit dhe kollës. Po ashtu zbut dhimbjet e kokës.

(Kosova Sot)